FSK në stërvitjen ndërkombëtare -Combined Resolve VIII

Aktuale

FSK në stërvitjen ndërkombëtare -Combined Resolve VIII

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 10:50
FSK

Njësia e FSK-së u kthye nga stërvitja ndërkombëtare ,,Combined Resolve VIII’’ e cila është mbajtur në Gjermani.

Pjesëmarrja është realizuar me ftesë nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe në saje të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të.

Ushtrimin Fushor i NATO-s  ,,Combined Resolve VIII’’ (Zgjidhja e Kombinuar -VIII) është mbajtur në bazën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë në Hohenfels të Gjermanisë, nga data 24 maj – 16 qershor 2017.   

Bartës kryesor të ushtrimit kanë qenë forcat ushtarake Amerikane me anëtarët tjerë të NATO-s dhe partnerët me pjesëtarë nga shtetet e ndryshme si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Hungaria, Ukraina, Italia, Norvegjia, Finlanda etj. 

Në ushtrim janë kryer manovra ushtarake me forca të kombinuara në nivel brigade si operacione të mbrojtjes, sulmit dhe mbijetesës.

Kontingjenti i FSK-së  ka qenë i përbërë nga 12 pjesëtarë i cili  është integruar si pjesë e Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve. 

Në këtë ushtrim pjesëtarët e FSK-së kanë treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në kryerjen e detyre, duke treguar shkathtësi të koordinimit dhe ndërveprimit me pjesëtarë të ushtrive tjera pjesëmarrëse si: bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat ushtarake të Shqipërisë, me ushtarët e njësive amerikane  dhe ato pjesëmarrëse nga shtetet tjera për operim të përbashkët.

Gjatë ushtrimit janë demonstruar patrullimet ushtarake në zonat e luftës me forcat mike amerikane, pastrimi i rrugëve nga mjetet e rrezikshme, komunikimi përmes radiove tipit HARRIS si dhe operimi i ekipeve të EOD-së (Për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera).

Për kryerjen  me sukses i të gjitha misioneve që ju kanë dhënë kontingjentit të FSK-së, ajo është lavdëruar nga Komandantit i Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat