Zyrtare: Rregullat e rishikuara të Speciales në përputhje me Kushtetutën

Aktuale

Zyrtare: Rregullat e rishikuara të Speciales në përputhje me Kushtetutën

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 14:12
Gjykata Kushtetuese

Ashtu siç raportoi sot gazeta "Bota sot", Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për hyrjen në fuqi të Rregullores së procedurave dhe provave.

Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja An Pauwr-Ford, shqiptoi sot aktvendimin e Gjykatës mbi referimin e rregullave të rishikuara të rregullores së procedurës dhe të provave, ku Gjykata vlerësoi njëzëri se rregullat e rishikuara janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, më 26 prill të këtioj viti, kjo dhomë konstatoi se nëntë rregulla të rregullores së procedurës dhe të provave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës dhe për një rregull tjetër nuk mund të nxirrte konstatim mbi përputhshmërinë.

“Pas këtij vendimi, gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të mbledhur në seancë plenare miratuan Rregullat e Rishikuara. Më 31 maj 2017, Rregullat e Rishikuara iu referuan Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), tre gjykatësit kushtetues në përbërje të panelit të Gjykatës Kushtetuese kishin 30 ditë për shqyrtimin e Rregullave të Rishikuara. Në Aktvendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese deklaroi se Referimi ishte i pranueshëm. Ajo kujtoi se sipas Ligjit, Dhomat e Specializuara duhet të gjykojnë dhe funksionojnë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pas shqyrtimit të Rregullave të Rishikuara të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se ato ishin në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat