FSK-ja e angazhuar në operacionin për kërkimin e trupit të personit të zhytur tek Ura e Shenjtë

Aktuale

FSK-ja e angazhuar në operacionin për kërkimin e trupit të personit të zhytur tek Ura e Shenjtë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:47
Operacioni i FSK-së

Me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ekipet e Kërkim Shpëtimit(KSH) në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) që nga dita e djeshme, pra nga 27.06.2017 janë angazhuar dhe po vazhdojnë kërkimet me njësit e zhytësve për gjetjen  trupit të personit(S.G), i cili sipas Policisë së Kosovës  ka kërcyer në lumë nga Ura e Shenjtë dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.

Në kërkim janë angazhuar 18 pjesëtarë të Kërkim -Shpëtimit (zhytësit), dhe se operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me Policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës  drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

Kërkimet ishin nderprerë mbrëmë në orët e mbremjes dhe kanë filluar sot në mengjes përsëri për të vazhduar më tutje deri në gjetjen e trupit të personit që dyshohet se ndoshet në thellësitë e lumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat