Armend Zemaj: "Asnjë betejë e madhe nuk është fituar ndonjëherë, duke luftuar në mbrojtje"

Aktuale

Armend Zemaj: "Asnjë betejë e madhe nuk është fituar ndonjëherë, duke luftuar në mbrojtje"

Nga: A.M. Më: 29 qershor 2017 Në ora: 15:45
Armend Zemaj

Pas janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, kandidati për deputet nga LDK-ja, Armend Zemaj ka falënderuar votuesit e tij të cilët i mundësuan që të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Ai përmes një postimi  në Facebook ka thënë se “sot edhe zyrtarisht i konfirmuar si deputet në legjislaturën e katërt timen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ju falënderuar ju për mesmin e dhenë me votën tuaj të shenjtë për të rikonfirmuar angazhimin tim si deputet”.

Postimi në Facebook:

Të dashur miq, shumë të respektuar anëtar dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, veteran, invalid dhe familje të dëshmorëve të UÇK-së të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, qytetarë të nderuar!

Sot edhe zyrtarishtë i konfirmuar si deputet në legjislaturen e katërt timen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ju falenderuar ju për besmin e dhenë me voten tuaj të shejtë për të rikonfirmuar angazhimin tim si deputet, ju jamë mirënjohes dhe njeherit vazhdoj të ndihem përgjëgjës dhe i obliguar që me gjithë potencialin tim të punoj në të miren e përgjithshme të popullit tim, mbi të gjitha të percjelli me krenari porositë tuaja të pastërta për një shtet të zhvilluar e ligjor ku çdo qytetarë do ndihet krenar me Kosovën tonë, më këtë të përmbushim amanetin e të parëve tanë.

Duke ju uruar gjithë të mirat po e përmbylli me një thënie të Napeolonit:

"Asnjë betejë e madhe nuk është fituar ndonjëhere, duke luftuar në mbrojtje".

I juaji,

Armendi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat