Thaçi e Vuçiq takohen të hënën

Aktuale

Thaçi e Vuçiq takohen të hënën

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 10:47
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të organizojë të hënë në mëngjes një takim joformal në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi që të zhvillohet në Bruksel është njoftuar edhe nga faqja zyrtare e BE-së.

Siç bëhet e ditur, Thaçi e Vuçiq do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe mbi zhvillimet më të gjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat