Gaxherri: Asnjë deputet i LDK-së nuk do të votojë për Qeverinë e PAN-it!

Aktuale

Gaxherri: Asnjë deputet i LDK-së nuk do të votojë për Qeverinë e PAN-it!

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 22:26
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se presidenti Hasim Thaçi nuk ka legjitimitet – as politik as juridik – të shkojë në Bruksel për dialog me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Këtu s’jemi me bë pazare. Kosova nuk është e asnjë personi”, ka thënë ajo në TV Rrokum, teksa shton se për bashkëpunim të LDK-së përjashtohet veç PDK.

“LDK s’ka me shkua kurrë aty ku është PDK. Asnjë deputet i LDK-së nuk do të votojë për Qeverinë e PAN-it”, thotë ajo. “Nëse LDK shkon në opozitë, nuk do të veprojë si opozita e kaluar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat