Rinumërimi i 117 kutive: Naser Osmani ia zë vendin e deputetit Imet Rrahmanit

Aktuale

Rinumërimi i 117 kutive: Naser Osmani ia zë vendin e deputetit Imet Rrahmanit

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 18:20
Naser Osmani

Pas rinumërimit të 117 kutive, në lista e deputetëve të koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka pësuar ndryshime. Naser Osmani ka arritur të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave që të hyjë përsëri në Kuvend.

Mediat mësojn se Osmani ka arritur që jashtë Kuvendit ta lë ish-minsitrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin.

Para rinumërimit të këtyre kutive, Osmani kishte pasur 7 mijë e 265 vota, dhjetë më pak se Imet Rrahmani.

Vendimi për rinumërim të 117 kutive, kishte ardhur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat