Nis nga zeroja gjykimi i Ramadan Mujës

Aktuale

Nis nga zeroja gjykimi i Ramadan Mujës

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 12:06
Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit

(E plotësuar) -  Gjykata e Apelit prej fillimit të vitit e deri më tani ka pasur 17 mijë e 999 lëndë ku prej tyre janë zgjidhur vetëm 5838 lëndë, duke marrë parasysh numrin e vogël të gjyqtarëve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, në një konferencë për media ku ka prezantuar punën e 6-mujroit të kësaj gjykate.

Ai tha se numri i vogël i gjyqtarëve vjen si pasojë e ngarkesës së madhe të lëndëve.

Shala ka folur për punën që e ka bërë gjykata në 6 mujorin e parë të vitit. Ai ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit prej fillimit të vitit e deri më tani ka pasur 17 mijë e 999 lëndë, ku prej tyre janë zgjidhur vetëm 5838 lëndë, duke marrë parasysh numrin e vogël të gjyqtarëve.

Shala ka thënë se është e vërtetë se kanë mangësi të madhe të gjyqtarëve për shkak se kanë ngarkesë shumë të madhe për lëndët.

Shala: Kemi mangësi të madhe të gjyqtarëve

“Kam caktuar këtë takim me ju, në lidhje me njoftimin për punën që e kemi bërë për 6 muaj në Gjykatën e Apelit. Sa i përket punës që e kemi bërë për këta 6 muaj, kam pasur për qëllim që për hir të transparencës, të ju informoj lidhur me punën tonë për këta 6 muaj. Siç e dini ne qe 4 vite, diku rreth 11 mijë, 12 mijë lëndë i trashëgojmë prej viteve të kaluara, prandaj edhe këtë vit i kemi trashëguar 11 mijë e 266 lëndë, ndërsa për shqyrtim ankesa kanë ardhur diku përafërsisht 6733 lëndë, që do të thotë se i kemi përafërsisht 18 mijë lëndë në shqyrtim, gjersa për 6 mujor kemi kryer përafërsisht 5833 lëndë, gjë që do të thotë se kemi pas një rritje në krahasim me vitin e kaluar për 350 lëndë. Ky merret si sukses duke marrë parasysh numrin e madh të lëndëve por, edhe numrin e vogël të gjyqtarëve. Nga 3 korriku presidenti ka dekretuar edhe 4 gjyqtarë të cilët kanë filluar punën me 3 korrik. Ã ‹shtë e vërtetë se ne kemi mangësi të madhe të gjyqtarëve për shkak se kemi ngarkesë shumë të madhe për lëndët”, ka thënë ai.

Shala ka potencuar rëndësinë e shtimit të numrit të gjyqtarëve në 55 sish, pasi që aktualisht gjykata ka 37 gjyqtarë. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se rasti i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, është kthyer në rigjykim.

Shala: Duhet të jenë të paktën 55 gjyqtarë

Sa i përket çështjeve të tjera, ne kemi pasur takim me përfaqësues te USAID lidhur me shqyrtimin apo peshimin e lëndëve. Edhe ata janë të mendimit se në këtë gjykatë duhet të jenë së paku 55 gjyqtarë, tani për tani ne i kemi 37. Gjithashtu është edhe mangësi sa i përket bashkëpunëtoreve profesional, nga se edhe këshilli gjyqësor ka marr një vendim qe çdo  2 gjyqtarë të kenë një bashkëpunëtorë profesional, mirëpo këtë nuk kanë mundur ta realizojnë, tani për tani i kanë 8 bashkëpunëtorë profesional, ka mungesë edhe të zyrtarëve ligjorë, por në këto kushte që jemi mundohemi të japim kontributin tonë, siç edhe kemi arrit. Në këshillin gjyqësorë i kam bërë tri kërkesa prej momentit kur kam ardhur dhe kam kërkuar që të pranohen 15 gjyqtarë, mirëpo me sistematizimin këtu janë paraparë 40 gjyqtarë, unë kam kërkuar që të rritet ky numër në 55. Me këtë staf gjyqësor që kemi duhen 3 vite të zgjidh en lëndët. Sa e di unë Ramadan Muja është kthyer në rigjykim”, ka thënë Shala.

Gjykata e Apelit nga vitet e kaluara ka trashëguar pothuajse 12 mijë lëndë, gjersa brenda këtij 6 mujori janë kryer 5833 lëndë, dhe ky merret si sukses duke pas parasysh mungesën e gjyqtarëve dhe bashkëpunëtoreve profesional. 

***

Gjykimi ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, do të nisë sërish nga pika zero pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, konfirmoi para pak çastesh se kjo gjykatë ka vendosur ta kthejë lëndën në rigjykim.

Në këtë rast, përveç Mujës janë të përfshirë edhe pesë zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë komunalë të Prizrenit.

Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunalë më 13 mars 2014 u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Muja për katër pikat e aktakuzës u dënua me burgim prej dy vjetësh me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Në rast të vërtetimit të dënimit, Prizreni do të duhej të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.

Në rastin e njëjtë të gjykuar nga Gjykata e Prizrenit, Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike, ishte dënuar me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale, transmeton kallxo.com.

Edhe Krasniqi nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj.

Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë, dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, ishin dënuar me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat