PZAP sot vendos nëse do t’i rinumërohen votat e një kandidati të LAA

Aktuale

PZAP sot vendos nëse do t’i rinumërohen votat e një kandidati të LAA

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 14:53
Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa sot pritet që të marrë vendim nëse do t’i rinumërohen votat apo jo, kandidatit nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Vehbi Imeri.

Imeri në ankesën e tij dërguar fillimisht në PZAP pretendonte që i mungojnë votat në disa vendvotime në Prishtinë, Pejë dhe Fushë Kosovë,  por që PZAP-i ia kishte refuzuar.

Imeri ankesën e tij e kishte dërguar në Gjykatën Supreme e cila e kishte pranuar pjesërisht për t’u kthyer prapë në PZAP.

Kryeshefi i PZAP-it Mul Desku tha për kp se sot do të vendoset në lidhje me këtë ankesë që i është kthyer nga Gjykata Supreme.

“Posa ta marrim vendimin njoftohet pala dhe KQZ për këtë”, tha Desku për KosovaPress.

Desku tha se nuk mund të prejudikojë në lidhje me vendimin, ndërkohë që nuk vendoset përfundimisht nga Paneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat