Këta janë deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Këta janë deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 09:05
Kuvendi i Kosovës

Komisioni Qendror Zgjedhor dje certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 qershor.

Nga këto zgjedhje i pari ka dalë koalicioni PDK-AAK-Nisma me 34 përqind, e dyta Lëvizja Vetëvendose me 27 përqind ose 32 deputetë, ndërsa e treta ka dalë kaolicioni LDK-AKR-Alternativa me 25 përqind ose me 30 deputetë.

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje del të jetë kandidati më i votuar në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit me gjithsej 143 mijë e 621 vota, pasuar nga kreu i PDK-së Kadri Veseli me 129 mijë e 947 vota dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA Avdullah Hoti me 115 mijë e 693 vota.

Në radhët e koalicionit PAN më i votuari del të jetë kreu i PDK-së Kadri Veseli me 129 mijë e 947 vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 102 mijë e 127 vota dhe Fatmir Limaj me 31 mijë e 431 vota.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në garën e 11 qershorit garoi si parti e vetme politike, më së shumti vota mori Albin Kurti, pasuar nga Dardan Molliqaj me 49 mijë e 26 vota dhe Visar Ymeri me 40 mijë e 980 vota.

Ndërsa në radhët e Koalicionit LAA më së shumti vota ka marrë Avdullah Hoti me 115 mijë e 693, Vjosa Osmani 64 mijë e 147 vota, Behgjet Pacolli 35 mijë e 766, Driton Selmanaj me 35 mijë e 307 vota, etj.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat