Hoti: U takuam sot, koalicioni unik në qëndrime

Aktuale

Hoti: U takuam sot, koalicioni unik në qëndrime

Nga: Bota sot Më: 10 korrik 2017 Në ora: 18:02
Përfaqësues nga LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi në takim

Koalicioni i përbërë nga LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi kanë mbajtur sot takim.

Kanadidati për kryeministër i koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka thënë se janë unik në qëndrimet e tyre, tashmë të njohura, përcjell Bota sot.

“Presim që sa më parë të ftohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sot, pasi u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve, u takuam me deputetet e Grupit Parlamentar te koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Levizja per Drejtesi.
Koalicioni eshte unik ne qendrime, qe tanime jane te njohura. Presim qe sa me pare te ftohet seanca konstituive e Kuvendit te Kosoves. Nuk ka kohe per te humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat