Apostolova takohet me drejtuesit e Alternativës

Aktuale

Apostolova takohet me drejtuesit e Alternativës

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:18
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari- Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim ajo u takua me kryetaren e Alternativës  Mimoza Kusari- Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.

 Tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

 Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan  Apostolovën  me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

 Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e institucioneve mund të shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm që mund ta zvogëlojnë  kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve të BE-së përmes IPA-së, gjë e cila po ashtu ndërlidhet me  zbatimin e  marrëveshjes me FMN-në.

 Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë t’i jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat