Albin Kurti përkujton Enver Zymberin, kritikon Hasim Thaçin

Aktuale

Albin Kurti përkujton Enver Zymberin, kritikon Hasim Thaçin

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 14:18
Foto e postuar nga Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar 6 vjetorin e vrasjes së policit të Njesisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi.

Sipas Kurtit, pjestari i forcave speciale, Enver Zymberi u vra në aksionin që synonte vendosjen e ligjit n veri.

“Gjashtë vite më parë, në 25 korrik 2011, u vra në krye të detyrës polici i Kosovës, Enver Zymberi. ishte pjesëtar i forcave speciale. Ai u vra në një aksion që synonte vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit tonë”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, rrethanat e vrasjes së Enver Zymberit, si dhe autori apo autorët e vrasjes së tij, edhe sot ende nuk dihen.

Kurti, kritikon kryeministrin e  atëhershëm, Hasim Thaçi, i cili  e ndërpreu aksionin për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit edhe pse sipas tij pati thënë fjalë të mëdha.

Po ashtu, sipas Kurtit, ai e braktisi dhe çështjen Zymberi, duke u dorëzuar përballë kriminelëve e duke mos i gjetur fajtorët.

Ai e vlerëson Zymberin si një dëshmor të vendit dhe jo viktimë.

“Enver Zymberi nuk është viktimë. Ai është dëshmor i Republikës sonë. Organizata kriminale që e vrau atë është përgjegjëse për pengmarrjen e veriut të vendit. Ne sot e përkujtojmë me respekt Enver Zymberin, të vendosur që ta çojmë përpara gjyqit vrasësin e tij, të vendosur që të mos lejojmë një qeverisje të Kosovës që bën aleancë me strukturat politike përgjegjëse për atë vrasje”,përfundon Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat