Vazhdon regjistrimi i deputetëve (Drejtpërdrejt)

Aktuale

Vazhdon regjistrimi i deputetëve (Drejtpërdrejt)

Nga: B.S Më: 27 korrik 2017 Në ora: 07:15
Regjistrimi i deputetëve, dita e parë

(E plotësuar) - Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe sot. Ndërkohë, në ditën e parë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, janë regjistruar 46 deputetë.

“Në ditën e parë, janë regjistruar gjithsej 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Përndryshe, seanca konstituive do të mbahet më 3 gusht.

Ngjarjen mund ta ndiqeni pas pak në këtë link.


Vazhdon regjistrimi i deputetëve

Sot do të vazhdojë regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të Legjislaturës VI.

Regjistrimi do të bëhet në hollin e Kuvendit, duke filluar nga ora 10, përcjell Bota sot.

Sot është dita e dytë e regjistrimit të deputetëve, ndërsa dje janë regjistruar 46 deputetë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat