Veseli regjistrohet - uron një fillim të ri për Kosovën

Aktuale

Veseli regjistrohet - uron një fillim të ri për Kosovën

Nga: Bota Sot Më: 28 korrik 2017 Në ora: 11:39
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është regjistruar sot si deputet në Legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka uruar për një mandat të mbarë për Kuvendin.

 "Sot e nisa ditën duke u regjistruar si deputet i Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Uroj për një mandat të mbarë për Kuvendin dhe për një fillim të ri e të suksesshëm për Kosovën", ka shkruar Veseli në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat