Gecaj: PDK në opozitë, ndoshta mbushen mend - Bota Sot
Gecaj: PDK në opozitë, ndoshta mbushen mend

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Gecaj: PDK në opozitë, ndoshta mbushen mend

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 17:02
Bajram Gecaj

Zëvendësministri në detyrë i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje që askush të mos ta votojë PAN-in.

Gecaj ka thënë se e vetmja mënyre është që PDK të dërgohet në opozitë.

Postimi i Gecajt në Facebook:

VEÇ MOS TË NA THONË SE E BËN PËR NE Si duket “bisha e plagosur” po nxjerr shkelmat e fundit. Të vetëdijshëm se e kanë bërë vetë gropën në të cilën do të fundosen me sigurinë matematikore, PDK tani po tenton të zvarritet me çdo mjet dhe me çdo kusht deri në breg. Kur koalicioni i udhëhequr nga ne sulmohej pamëshirshëm, këta kryesisht rrinin anash dhe bënin sehir, duke shpresuar që dikush tjetër do të kryente punë për ta. Shpresonin se objektivi i tyre i përhershëm, i kamufluar por ende transparent (shkatërrimi përfundimtarë i LDK-së), do të vinte lehtë dhe pa pasoja për ta. Megjithatë, kur kalkulimet e tyre i nxorëm plotësisht të gabuara, tani ata janë sulur çmendurisht në atakë të orkestruara në “laboratorët” e tyre ndaj po të njëjtës opozitë me të cilën del të kenë planifikuar dhe ekzekutuar rrëzimin e qeverisë sonë. Jeni tanimë të vonuar. Fundosjen e keni të sigurt. Shpëtimin mos e kërkoni në radhët tona. Unë dua të besoj fuqishëm që asnjë deputet i yni nuk do të bjerë në një grackë të tillë. E nëse po, veç mos të na thonë se e bën për ne, për fëmijët tanë, për ardhmërinë tonë dhe për interesin e vendit. Sepse në këtë kohë, e vetmja mënyrë e ecjes para, dhe interesi më madhorë aktual i vendit, është që PDK përfundimisht të dërgohet në opozitë. Ndoshta mbushen mend!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test