Isa Mustafa kërkon unitet politik në raport me Serbinë

Aktuale

Isa Mustafa kërkon unitet politik në raport me Serbinë

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 19:29
Isa Mustafa

Kryeministri, Isa Mustafa thotë se zgjidhja e çështjes serbe në Kosovë dhe e problemeve me Serbinë është nyje e perspektivës sonë evropiane dhe e stabilitetit afatgjatë.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa thotë se janë disa tema të cilët nuk mund t’i përballojmë të ndarë dhe të fragmentarizuar.

Ja postimi i tij:

Zgjidhja e çështjes serbe në Kosovë dhe e problemeve me Serbinë është nyje e perspektivës sonë evropiane dhe e stabilitetit afatgjatë.

Askush nga ne nuk e shfrytëzon pozitën e fuqisë dhe dominancës politike (sepse as që e ka – dhe mirë që nuk e ka ), si rasti i Presidentit serb, për inicimin e dialogut të brendshëm por mund të shfrytëzojmë diversitetin tonë të mendimit politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë të përbashkët.

Janë disa tema, të cilat nuk mund t’i përballojmë të ndarë dhe të fragmentarizuar. Temat e mëdha shtetërore zgjidhen me kujdes të madh dhe konsensus të gjere politik, me institucione të qëndrueshme dhe me njerëz që mendojnë për shtetin, në bashkëpunim me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat