Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ shpallet fitues i dy Çmimeve nga Communitas Awards 2017

Aktuale

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ shpallet fitues i dy Çmimeve nga Communitas Awards 2017

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 13:11
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ’Adem Jashari’ dje ka marrë njoftimin se është shpallur fitues i çmimeve prestigjioze në Communitas Awards 2017

SHBA, 31 Korrik 2017 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ’Adem Jashari’ dje ka marrë njoftimin se është shpallur  fitues i çmimeve prestigjioze në Communitas Awards 2017 për dy nominimet në kategorinë e Përgjegjësisë Sociale si dhe në kategorinë e Iniciativave të Gjelbërta në kujdesje ndaj ambientit.

Andaj me anë te njoftimit të dërguar nga Communitas Awards më tej thuhet se: ‘Gjyqtarët tanë kanë gjetur se LKIA në mënyrë të qartë ka treguar se performon në frymën e Communitas- një fjalë Latine që nënkupton projektet në të mirën e komunitetit. Të nominuarit për këto çmime vlerësohen në bazë të vazhdimit dhe efekteve te programit të tyre.’

Në anën tjetër Drejtori Gjeneral i ANP-së, Haldun Firat Kokturk tha se: ‘Ne do të vazhdojmë që të japim kontributin tonë edhe me tej në komunitetin ku operojmë si dhe jemi në vazhdimësi të projekteve për ruajtjen e ambientit ku edhe ditëve të fundit jemi certifikuar në nivelin +2 – Reduktimi nga Airport Carbon Accreditation.’

Ky është viti i dytë që ANP ‘Adem Jashari’ merr çmimin për Përgjegjësi Sociale nga kjo organizatë dhe hera e parë për Iniciativa të Gjelbërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat