Krasniqi: Nesër dihet kandidati për kryetar të Kuvendit

Aktuale

Krasniqi: Nesër dihet kandidati për kryetar të Kuvendit

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:17
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

(E plotësuar) - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se në mbledhjen e sotme të kryesisë kanë diskutuar për rrjedhën e seancës së nesërme konstituive të Kuvendit dhe se Kadri Veseli e ka mbështetjen e plotë të PDK-së dhe të partnerëve të koalicionit për t’u zgjedhur kryeparlamentar, por a do të zgjidhet apo jo mbetet të shihet nesër.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Partia Demokratike e Kosovës  e mbështet plotësisht Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por a do jetë ai apo jo mbetet të shihet nesër  në seancën konstituive të Kuvendit.

Krasniqi: Kadri Veseli ka mbështetje të plotë nga PDK për kryeparlamentar

“Partia Demokratike e Kosovës mbështetjen e plotë e ka për Kadri Veseli që të jetë kryetar i Kuvendit, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në mandatin e kaluar si kryetar e ka ushtuar këtë detyrë në mënyrën më të mirë të mundshme duke u munduar të gjej konsensus, të ofrojë ndonjë herë edhe palët kundërshtare politike por jo vetëm përtej kësaj është edhe lider i koalicionit dhe normalisht është e natyrshme që ta ketë mbështetjen e të gjithëve për të qenë kryetar i kuvendit të Kosovës por a do të jetë kjo besoj do ta merrni vesh nesër në seancë”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se nesër do të ketë vetëm seancë konstitutive të Kuvendit dhe se nesër nuk do të ketë votim për Qeverisë.

Ai shtoi se nesër do të përfundojnë paqartësitë politike për t’iu  hapur rrugë themelimit të Qeverisë.

Krasniqi: Nesër nuk zgjidhet Qeveria

“Nuk ka asnjë seancë tjetër nesër nuk do të zgjidhet Qeveria nesër do të konstituohet Kuvendi, Qeveria do të zgjidhet pas saj. Mund të ndodh të premten mund të ndodh menjëherë në ditët në vijim.... Nesër përfundon pjesa e paqartësive politike dhe nesër konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe i hapen udhët themelimit të Qeverisë së Kosovës e cila pastaj ka shumë punë që duhet të filloj t’i realizoj menjëherë për shkak të punëve të pakryera në dy- tre vitet e kalume ”, tha Krasniqi.

Sipas, tij kryesia e PDK-së sot ka diskutuar  për detyrat dhe përgjegjësitë e deputetëve të rinj të cilat do t’i kenë ditën e nesërme dhe gjatë gjithë procesit.

Se a do të jetë ai shefit i grupit parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se askush nuk i ka thënë dhe se nuk është punë që do ta bënte me shumë dëshirë.

Krasniqi: Nesër dihet nëse Veseli do të zgjedhet kryeparlamentar

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se në mbledhjen e deputetëve të PDK-së, kanë diskutuan për ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit, ku nesër do të zgjidhet kryeparlamentari.

Ai tha më tej se Kadri Veseli e ka mbështetjen e PDK-së për kryeparlamentar por a do të jetë ai apo jo, do të merret vesh nesër.

Ai tha se formimi i Qeverisë do të ndodh gjatë ditëve në vazhdim.

“Ndoshta të premten, ndoshta ditëve tjera”, tha ai.

Mblidhen deputetët e PDK-së

Një ditë para seancës konstituive së Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e seancës.

Takimi po mbahet në selinë e PDK-së.

Ndërkohë, pritet që edhe deputetët e partive tjera të mbajnë takime lidhur me seancën e nesërme, ku janë paraparë tri pika të rendit të ditës, ajo e formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat