Menaxhimi dhe shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë në nivelin e duhur në këtë sezon verore, ku edhe ka fluks të madh të fluturimeve dhe të udhëtarëve të cilët shfrytëzojnë këtë trafik ajror.
Menaxheri për koordinim të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni thotë se muaji i kaluar sjell numër rekord të pasagjerëve që shfrytëzuan ANP “Adem Jashari”.
Ai theksoi se në një intervistë për Kp se mirëpriten afër 235,000 pasagjerë, numër që paraqet rritje prej 12 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar dhe që shënon numrin më të madh të udhëtarëve në “Adem Jashari”, brenda një muaji. Sipas tij, rritje e konsiderueshme prej 7 përqind u shënua edhe në fluturimet e operuara.
Hyseni: Rritja totale e gjithmbarshme në periudhën janar-korrik është mbi 7.3 përqind
“Rritja totale e gjithmbarshme në periudhën janar- korrik në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është mbi 7.3 përqind në numrin e pasagjerëve. Kjo tendencë e rritjes do të vazhdojë në muajt që vijnë për shkak se në këtë sezon verore ne kishim një mori iniciativash të reja të fluturimeve… të cilat në masë të madhe ndikojnë që të ketë edhe një rritje më me peshë të konkurrencës në tregun e transportit ajror në Kosovë, mirëpo që e njëjta rritje të ndikojë në oferta më të përshtatshme për pasagjerët, për biletat të cilat janë në tregun që ofrohen nga operatorët ekonomik… Rritja e fluturimeve për përudhën e kaluar të këtij viti është afër 3 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë vitit të kaluar”, theksoi Hyseni.
Hyseni tha se kompania “Limak”, e cila menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës është e gatshme që të ofrojë të gjitha shërbimet kompanive ajrore dhe për shfrytëzuesit e aeroportit ose pasagjerët.
Po ashtu, Hyseni tha se një vëmendjet e shtuar nga kjo kompani është për sezonet e larta të fluturimeve, kur në aeroport ka fluks më të madh të fluturimeve, respektivisht fluks më të madh të pasagjerëve të cilët vijnë në Kosovë apo udhëtojnë nga Kosova nëpër vendet të ndryshme të botës.
Hyseni tha se janë të përgatitur me staf shtesë për këtë fluks të udhëtarëve, ku planifikimi i fluturimeve për sezonin veror ka rrjedhë sipas kalendarit të koordinimit të flurimeve që është në mbarë globin.
Ai tha se për këtë periudhë të sezonit të lartë të fluturimeve kanë qenë të njoftuar me kohë se do të ketë fluks më të madh të trafikut dhe konfom kësaj kërkese, kanë përshtatur edhe të gjitha angazhimet e tyre në pjesën e personelit dhe pajisjen me të cilat operojnë në aeroport.
Hyseni: Kemi bërë edhe angazhimin e punonjësve shtesë
“Të gjitha angazhimet që janë bërë gjatë fazës së planifikimit të fluturimeve, respektivisht të këtij fluksi të madh të fluturimeve që ndodhin gjatë sezonave të larta të fluturimeve. Ne kemi bërë edhe planifikimin dhe angazhimin e punonjësve shtesë nëpër departamentet e caktuara, të cilat janë të lidhura direkt në shërbimet që ne i ofrojmë, qoftë për shërbimet e platformave apo shërbimeve të tjera përcjellëse. Kështu që me fillimin e sezonës verore ne kemi shtuar numrin e punëtorëve dhe në këtë formë i shërbejmë këtij fluksi të madh të trafikut, duke rritur fuqinë punëtore dhe duke balancuar atë nevojën për punëtorë shtesë”, theksoi Hyseni.
Hyseni mendon se në bazë edhe të të dhënave që kanë si aeroport, trendi i tillë i rritjes do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, respektivisht në vitet që vijnë. Sipas tij, kjo dëshmon që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është duke e pozicionuar veten si një ndër aeroportet më të rëndësishme në rajon dhe të kësaj pjese të Evropës.
Menaxheri për koordinim të fluturimeve theksoi ndër të tjera se nuk ka asnjë parregullësi, asnjë ekses në këtë fluks të faturimeve, porse gjithçka është duke vijuar normalisht.
Hyseni: Nuk kemi asnjë problem, gjithçka është në rregull
“Unë konfirmoj nga këtu që nuk ka asnjë problem sa i përket përmormancës së aeorporit. Gjithçka është duke vijuar normalisht. Kjo për shkak se koordinimi i fluturimeve të cilin e kemi bërë si aeroport, e kemi bërë konform kapaciteteve me të cilat disponojmë dhe respektimi i orareve të fluturimit nga kompanitë ajrore në maksimum e mundësojmë një gjë të tillë. Perfomncë jashtëzakonisht të shkëlqyeshme, pa probleme, pa eksese dhe shpresojmë që kështu të vijojë puna normalisht që të gjithë të jenë të kënaqur”, theksoi menaxheri Hyseni.
Hyseni tha se kompania menxhauese “Limak”, është e përkushtuar që të mbaj nivelin e lartë të përformancës karshi kompanive ajrore, respektivisht të përmbushë të gjitha obligimet, të cilat janë paraparë edhe në kontratën me Qeverinë e Kosovës që kompanitë ajrore, pasagjerët dhe të gjithë ata të cilët shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të jenë maksimalisht të kënaqur me shërbimet të cilat ofrohen në ANP “Adem Jashari”.
Hyseni: Investimet në aeroport i argumentuam prej të gjitha kompanive monitoruese
“Ne me investimet që janë bërë në aeroport argumentuam qartë edhe prej të gjitha agjencive dhe kompanive që monitorojnë, zhvillimin e aeroporteve dhe përformancën e aeroporteve se jemi një ndër aeroportet më të mira të rajonit, mos të themi edhe më gjerë. Kështu që në vitin e kaluar jemi shpërblyer me mbi 15 çmime ndërkombëtare, të cilat janë dedikuar Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për performancën e shërbimeve të ofruara dhe për kujdesin ndaj ambientit. Po ashtu, edhe në këtë vit kemi filluar me pranimin e mirënjohjeve dhe çmimeve prestigjioze ndërkombëtare që kanë të bëjnë tash së fundmi me dy çmime, për kujdesin që kemi si aeroport ndaj ambientit, ndaj emetimit të gazrave në hapësirën ku operon aeroporti. Dhe jemi të përkushtuar maksimalisht që të bëjmë maksimumin e mundshëm që këtë nivel të përformancës, këtë kujdes ndaj ambientit, këtë kujdes ndaj shfrytëzueseve të aeroportit ta mbajm ë në nivelin më të lartë dhe që një gjë e tillë të jetë gjithmonë e vlerësuar maksimalisht”, theksoi ai.
Menaxhimi i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga kompania “Limak” është hyrë në vitin e shtatë, kurse në kontratën ndërmjet kësaj kompanie dhe Qeverisë së Kosovës marrëveshja për koncesion është 20 vjet.