Pacolli flet përsëri: Karrierën dhe interesin i kam realizuar qysh moti!

Aktuale

Pacolli flet përsëri: Karrierën dhe interesin i kam realizuar qysh moti!

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 17:12
Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka folur përsëri për pozicionin e partisë së tij në raport me VV-në dhe LDK-në. Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se “thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të "sakrifikojnë" nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia”

Ja postimi i tij i plotë

Postimet e mija të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të "sakrifikojnë" nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia,(siq i quajti dikush për karrierë apo interes - të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash). 

Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qellime specifike. 

Dikush madje më telefonoi dhe më tha " qendro me ne se e kemi me ta "lartësu BURRERINË". Më bëri me qesh !!!! 

Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri(nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete.

E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershipin e dy partive te konsiderohet si "Sfide sakrifice " por bëjeni atë per rrespekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat