Lansohet platforma online për akomodim dhe turizëm

Aktuale

Lansohet platforma online për akomodim dhe turizëm

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 12:00
Lansimi i platformes "Rezervimi"

Është bërë lansimi i platformës "Rezervimi" për rezervime online, me theks të veçantë për akomodime në Kosovë.

Venera Ismaili, menaxhere e projektit, tha se kjo platformë përveç akomodimit është edhe promovues i turizmit të Kosovës.

Sipas saj, deri më tani ka pasur mungesë të informacioneve për shërbime të hoteleve, ndërsa me këtë platformë ofrohet mundësia për rezervime online.

Argjentina Grazhdani, menaxhere e projektit të PPSE dhe drejtoreshë e Sëisscontact për Kosovë, tha se ky projekt është mjaft me rëndësi, sepse edhe në bazë të statistikave të Agjencisë së Statitkave është në rritje numri i turistëve në përqindje të madhe.

 Ajo tha se ky produkt është tepër me rëndësi për sektorin e turizmit.

Ndërsa, Ekrem Tahiri nga PR Solutions, duke prezantuat platformën, tha platforma është në tri gjuhë dhe se rezervimi online është i dedikuar për hotele, motele dhe bujtina në Kosovë, dhe ofrohen shërbime ose destinacione turistike në Kosovë e më vonë edhe për rajon.

Në këtë platformë nuk do të mungojnë as shërbimet për destinacione turistike të vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat