Veseli: PDK do të triumfojë mbi dështakët dhe keqbërësit

Aktuale

Veseli: PDK do të triumfojë mbi dështakët dhe keqbërësit

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 21:21
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha sonte në një konferencë për media se kjo parti ka vendosur një ekip të shkëlqyeshëm për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, në të cilat u shpreh i bindur se do të shënojnë fitore mbi dështakët dhe keqbërësit e politikës kosovare.

Ai me këtë rast ka bërë publike listën e kandidatëve për kryetar dhe asamblistë të PDK-së, duke thënë se ekipi i shkëlqyeshëm i PDK-së për këto zgjedhje do ta dëshmojë atë si partinë më të madhe dhe të përkushtuar për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Numri i kandidatëve të ri për kryetar të komunave është 80 për qind i numrit të përgjithshëm, të nominuar nga PDK, të cilët do të garojnë për herë të parë. Në këto zgjedhje PDK po jep shembullin më të mirë për fuqizimin e rolit të gruas, duke kandiduar tri zonja për kryetar të komunave”, ka thënë Veseli.

Ai tha se PDK ka guximin dhe dijeninë për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe se më 22 tetor, bashkë me qytetarët, ekipi i PDK-së do të triumfojë mbi dështakët dhe keqbërësit e politikës kosovare.

“Ne kurrë nuk stepemi para sfidave dhe do të mbrojmë shtetin tonë të shenjtë Kosovën. Ne hyjmë në zgjedhje për të garantuar ecjen përpara të Kosovës dhe do të fitojmë që të fitojë Kosova.

Nis takimi i kryesisë së PDK-së

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledhur në këto momente për të finalizuar listën përfundimtare të kandidatëve për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale për zgjedhjet e 22 tetorit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së është paralajmëruar edhe një konferencë për media në ora 23.00.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat