Hoxhaj: I Kemi 60 jo 61 deputetë, por na duhet kohë më shumë se 10 ditë

Aktuale

Hoxhaj: I Kemi 60 jo 61 deputetë, por na duhet kohë më shumë se 10 ditë

Nga: Bota sot Më: 24 gusht 2017 Në ora: 10:25
Enver Hoxhaj

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës dhe fjalën si përfaqësues i koalicionit PAN për të marrë fjalën e prezantimit të kandidatit të tyre për kryetar të kuvendit e ka marrë Enver Hoxhaj.

Ai ka treguar se siç kanë thënë në mbledhjen konsultative që do të jenë të pranishëm tanimë janë

Si koalicion i cili e ka të drejtën për ta propozuar kryetarin e kuvendit, për ta konstituar kryesinë dhe nënkryetarët, ata kanë kërkuar kohë dhe pasi gjërat shihen prej asaj që është e drejtë është ta propozojnë kandidatin

Hoxhaj pranoi që nuk e kanë shumicën për formimin e qeverisë, pra nuk i kanë 61 numrat

Ai tha se ata kanë kandidatin mirëpo jo numrat

Hoxhaj shprehet se ata i kanë 60 deputetë por jo 61 ashtu siç nuk i kanë të tjerët

Prandaj kërkon kohë që të koordinohen.

Mesazhi i Hoxhajt për qytetarët është që i nevojitet koha në mënyrë që kur të konstituohet kuvendi të konstiuohet për lëvizje të re.

Kryesuesi Mikullovci e pyeti se sa kohë iu duhet, ndërsa Hoxhaj tha se kërkojnë më shumë se 10 ditë dhe më pak se 2 javë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat