Befason deputeti i PAN-it: Nëse LAA dhe VV i kanë 60 deputetë shqiptarë, unë do t’i mbështes

Aktuale

Befason deputeti i PAN-it: Nëse LAA dhe VV i kanë 60 deputetë shqiptarë, unë do t’i mbështes

Nga: Bota sot Më: 24 gusht 2017 Në ora: 11:17
Bilall Sherifi

Pas mbylljes së seancës, deputeti nga Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka kërkuar që të heqin dorë koalicioni LAA dhe Vetëvendosje dhe ta votojnë kandidatin e PAN-it.

Sherifi i kërkon partive tjera të lëvizin për formimin e institucioneve.

Sipas tij nëse i kanë numrat 60 ai do t’i jep votën vetëm që të lëvizin përpara.

“Le t’i bëjnë 60 nënshkrime të deputetëve shqiptarë, nënshkrimi i 61 do të jetë imi pa asnjë dëmshpërblim”, tha Sherifi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat