Sherifi: LDK nuk ka arsye për të mos e votuar Veselin për kryetar të Kuvendit

Aktuale

Sherifi: LDK nuk ka arsye për të mos e votuar Veselin për kryetar të Kuvendit

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 20:42
Bilall Sherifi

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj nuk kanë arsye të mos e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Ai në emisionin Infobox të RTV Dukagjinit ka folur për situatën e krijuar pas dështimit të vazhdimit të gjashtë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës ishte zgjedhja e kryetarit.

Sherifi ka thënë se para seancës së sotme është ditur se nuk janë votat e mjaftueshme  për të votuar kryetarin e Kuvendit, por pasi që seanca ishte thirrur më herët nuk ishte korrekte që PAN të mos shkojë për të marrë pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat