"Der Standard": Tensione për shkak të ambicieve për integrim në NATO të Maqedonisë, serbët e gjitha vendeve kërkojnë bashkim kulturor

Aktuale

"Der Standard": Tensione për shkak të ambicieve për integrim në NATO të Maqedonisë, serbët e gjitha vendeve kërkojnë bashkim kulturor

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 gusht 2017 Në ora: 10:49
Zoran Zaev

Qeveria e re maqedonase kërkon sa më shpejt të jetë e mundur në NATO. Kjo nuk i pëlqen Serbisë dhe Rusisë, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Diplomacia serbe është rikthyer përsëri në Maqedoni, pas tërheqjes befasuese të tyre para një jave. Maqedonia kishte akuzuar se disa diplomatë serbë e rusë kishin dashur të destabilizojnë Maqedoninë gjatë krijimit të qeverisë. Në anën tjetër burimet serbe theksojnë se Shkupi zyrtar i kishte kryer këto akuza për të mundësuar anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.

Në fakt nga maji - kur qeverinë e morrën socialdemokratët e Zoran Zaev -ka tensione mes shteteve fqinje, sepse për dallim nga nacionalist konservatorët e OBRM, LSDM kërkon anëtarësim më të shpejtë të vendit në NATO.

Serbia dhe Rusia ishin kundër ndryshimit të qeverisë në Maqedoni. Rusisë i pengon zgjerimi i NATO-s në rajon dhe për këtë shfrytëzon “kartën serbe”. Deri tani shërbimet sekrete serbe, të cilat kurrë nuk u reformuan, kishin ndikim në Maqedoni. Gjithashtu edhe Rusia ishte aktive. Megjithatë kjo nuk është më aq e lehtë me kryeministrin Zoran Zaev. E qartë është: nëse Maqedonia dhe Kosova bëhen pjesë e aleancës ushtarake, atëherë mbeten vetëm Serbia dhe Bosnja si shtetet e vetme jo anëtarë të NATO në Ballkan.

Kërcënimet

Për këtë janë të vërejtura gjurmët e tensioneve në frakcionet pro-ruse dhe këtu kemi edhe në Beograd. Ministri i jashtëm Ivica Dacic, kërcënoi Maqedoninë se nuk do njihte më me emrin Kushtetues - siç bën Greqia. Partia më e madhe serbe në Bosnjë, SNSD, është kundër anëtarësimit të vendit në NATO, përkundër që për këtë nuk është kryer debat. Edhe partitë serbe ne Malin e Zi ishin kundër. Por për dallim nga Bosnja, në vendin e vogël të Adriatikut ata nuk kanë mundësi bllokimi. Por tani ka iniciativa tjera rajonale. Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik dhe presidenti serb Aleksandar Vucic duan të ratifikojnë një marrëveshje për “mbijetesën” e “kulturës dhe identitetit serb” në vendet ish jugosllave. Dhe ata e ratifikojnë atë, sikur të jenë të rrezikuar nga ndokush.

Lufta kundër perëndimit

Dodik ka folur për luftë kundër “Perëndimit të madh” dhe që fqinjët kanë pranuar rolin e "vasalëve". Gjithashtu Nova, një parti serbe në Malin e Zi, është bërë pjesë e iniciativës. Jovan Vucurovic nga Nova kërkon bile "bashkimin e gjithë territoreve serbe në rrugët kulturore dhe të tjera".Deklarata duhet të përfundojë deri në fund të nëntorit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat