Deputetët e LDK-së dënojnë dhunën ndaj Vitore Stavilecit

Aktuale

Deputetët e LDK-së dënojnë dhunën ndaj Vitore Stavilecit

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 21:09
LDK

Deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Armend Zemaj, kanë reaguar ndaj sulmit të bashkëshortes së Blerand Stavilecit, Vitore Stavileci. ?

Osmani duke i uruar shërim të shpejtë Stavilecit, ka thënë se dhuna e tillë ka filluar të shndërrohet në një situatë normale në vend.

“Kosova po shndërrohet ne një shoqëri te dhunës dhe organet e rendit si duket po e shiqojnë tere këtë situate si normale. Rastet e shpeshta te sulmeve fizike qe po ndodhin se fundi tregojnë se ata qe dhunën e kane mjet kryesor ndihen te inkurajuar qe mos te flasin me gjuhe tjetër përpos me grushte. Turp për ata qe sulmuan (dhe planifikuan sulmin) e edhe për ata qe rrijnë duarkryq para akteve te tilla duke mos e kuptuar se sa serioze po bëhen sfidat e sigurisë publike ne vendin tone. I uroj Vitore Stavilecit force dhe shërim te shpejte”, ka shkruar Osmani.

Abdixhiku ka përmendur të gjitha sulmet e fundit, këtë të Stavilecit, duke e cilësuar si sulm ndaj një nëne të pambrojtur, sulmin ndaj gazetarit Olluri dhe të drejtorit të burgjeve Zogaj.

Edhe Abdixhiku ka thënë se këto sulme janë bërë të zakonshme në vendin tonë.

“Huliganizmi sot mundi një grua e një nënë të pambrojtur; siç mundi dje një gazetar e pardje një drejtor burgu. Dhuna është bërë mjet i zakonshëm këndej; siç është bërë i zakonshëm reagimi ynë fjalë-dënues pas secilit akt të tillë. Me kaq mbyllet. Të vetmit që duhet të reagojnë, policia e organet e drejtësisë, heshtin e s'kanë urgjencë për të dhënë përgjegjësi. Kjo heshtje e inkompetencë e tyre është inkurajim i dhunës për herën tjetër sërish”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërkaq Zemaj, sulmin ndaj Stavilecit e ka konsideruar akt barbar. Ai ka thënë se këto sulme dhe të gjitha ato që kanë ndodhur edhe më parë në vendin tonë, nuk po dalin në dritë dhe sulmuesit kurrë nuk po zbulohen.

“Akt barbar sulmi ndaj një gruaje, ligësi të sulmohet një nënë, marri të dëgjohet në traditën shqiptare. Kto vepra të liga në kundërshtim me normat morale dhe traditat tona duhet të marrin reagimin publik por me çdo kusht të zinen akteret dhe të dalin para drejtësisë. Ndërsa ata politikan që në Kosovën e pasluftës nuk reagonin ndaj rasteve kriminale të sulmeve politike sot duhet të turpërohen kur ndodhin raste të tilla, sidomos kur vjen ragimi publik nga ana e tyre. Edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar vrasja e zonjës, polices Sebahate Tolaj, edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar vrasja e kunatës shtatzëne në rastin e Ilir Selimajt, edhe sot e kësaj dite kurrë nuk është zbuluar pse Nekibe Kelmendi kërcënohej dhe duhej të ruhej nga policia ndërkombëtare. Andaj reagimi me vonese dhe selektiv është frymëzim për kriminelet që sulmojnë gra. Sot të gjithë pa dallim të reagojmë për këtë rast kriminal”, ka shkruar Zemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat