Kanë mbetur edhe 4 muaj, vraponi kush ka vetura të vjetra...në të kundërtën...

Aktuale

Kanë mbetur edhe 4 muaj, vraponi kush ka vetura të vjetra...në të kundërtën...

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 08:10
Foto ilustruese

Kanë mbetur edhe katër muaj para hyrjes në fuqi të ligjit për kufizim të importit të automjeteve deri në 10 vjet të vjetra, ku ka nisur një dyndje e madhe e importit të automjeteve të përdorura.

Të dhënat e deritanishme flasin për një rritje të madhe të importit të këtyre automjeteve të përdorura, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara.

Nga janari e deri më sot në Kosovë janë importuar 17 000 mijë vetura të përdorura, ku me këtë rast në buxhetin e shtetit janë derdhur plot 18 milion euro.

Zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, ka treguar se për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit për ndalimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite, në muajt e parë të këtij viti është parë një rritje e këtij importi.

“Numri i automjeteve të përdorura deri më tani është afër 17000 mijë copë, deri sa vlera e tyre është rreth 80 milion euro. Gjatë muajve të fundit kemi parë një tendencë rritje të importit të veturave të përdorura”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket brendeve më të preferuara nga qytetarët, dominojnë veturat e kompanive gjermane me mbi 60 %.

“Sa i përket brendeve të importit të automjeteve dominojnë brendet gjermane me mbi 60 % të tregut ku edhe tek brendet gjermane prin Volswagen me rreth 40% të të gjitha automjeteve, pastaj është Opel, Mercedes dhe BMW”, ka përfunduar Stavileci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat