Deputeti i LDK-së pagën e parë prej 1300 euro, ua ndanë qytetarëve në nevojë

Aktuale

Deputeti i LDK-së pagën e parë prej 1300 euro, ua ndanë qytetarëve në nevojë

Nga: B.S Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:16
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur që rrogën e parë si deputet i Kuvendit të Kosovës do ta ndajë për qytetarët me nevojë.

“Dje ishte dita kur më doli paga e parë e deputetit prej 1300 €. Sot , në vigjilje edhe të festës së Kurban Bajramit kam vendos që kjo pagë të ju kthehet qytetarëve në nevojë”, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

Ja postim i plotë:

Dje ishte dita kur më doli paga e parë e deputetit prej 1300 €.

Sot , në vigjilje edhe të festës së Kurban Bajramit kam vendos që kjo pagë të ju kthehet qytetarëve në nevojë. 

Në konsultim me Petrit O. Hoxhaj dhe Artan Hoxha kemi identifikuar nje familje me ardhura të uleta i cili ka në proces ndërtimin e shtëpisë i cili do përfitoj 500 €.

Shuma e mbetur do ndahet për 19 familje të perzgjedhura me kujdes në shuma nga 20 deri 50€. 

Për shkak të diskrecionit nuk do postoj as emra as foto dhe nuk do ia dorezoj asnjërit shumën personalisht por permes miqëve të lartëcekur.

Urime ju qoftë Kurban Bajrami ketyre familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat