Pas takimit me Vuçiq, Thaçi fton partitë të bashkohen për formimin e institucioneve dhe ekipin e unitetit

Aktuale

Pas takimit me Vuçiq, Thaçi fton partitë të bashkohen për formimin e institucioneve dhe ekipin e unitetit

Nga: Bota sot Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:58
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facbook, Thaçi ka ftuar të gjitha partitë politike, që sipas tij të lënë anash inatet dhe interesat  personale dhe të bashkohen dhe të formojnë institucionet dhe ekipin e unitet, përcjell Bota sot.

“Kosova, në këtë dialog, duhet të përfaqësohet e bashkuar si kurrë më parë, për të përmbyllur përjetësisht konfliktin njëshekullor me Serbinë dhe për t’i hapur rrugë paqes dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova, para vetes, ka shumë sfida dhe nuk ka kohë për të humbur. Sukseset më të mëdha të këtij vendi janë arritur vetëm kur kemi qenë të bashkuar.

Ftoj të gjitha partitë politike që të lënë anash inatet, interesat partiake dhe t’i bashkohen krijimit të institucioneve të Kosovës dhe ekipit të unitetit.

Kosova, në këtë dialog, duhet të përfaqësohet e bashkuar si kurrë më parë, për të përmbyllur përjetësisht konfliktin njëshekullor me Serbinë dhe për t’i hapur rrugë paqes dhe mirëqenies së qytetarëve. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat