Sherifi: Java vendimtare për krijimin e institucioneve

Aktuale

Sherifi: Java vendimtare për krijimin e institucioneve

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 08:38
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi, deputet i Nismës, tha se janë në përgatitje finale të sigurimit të votave për ta votuar kryeparlamentarin dhe pastaj mandatarin për kryeministër. Sherifi nuk ka dashur të flasë rreth mundësisë që partia e Behgjet Pacollit t’i bashkohet PAN-it, me arsyetimin se ky subjekt politik duhet të vendosë vetë se si të veprojë.

Të shtunën, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që deputetët e LDK-së të mos marrin pjesë në vazhdimin e seancës. Madje ia ka kërkuar që sa më shpejt të themelohen institucionet e reja.

Sipas Veliut, qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, se nuk do ta votojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit e që është Kadri Veseli, raporton rtk.

Ndërkaq, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i ka kritikuar për papjekuri dhe mungesë guximi liderët politikë dhe deputetët, të cilët po e zvarrisin konstituimin e Kuvendit. Të pandershme, Daci e ka quajtur kërkesën e Vetëvendosjes që koalicioni PAN ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me një kandidat tjetër nga ky koalicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat