Gecaj takon deputetin e PDK-së, ia jep një lajm të keq

Aktuale

Gecaj takon deputetin e PDK-së, ia jep një lajm të keq

Nga: Bota sot Më: 6 shtator 2017 Në ora: 09:47
Ish zv.ministri në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit lokal dhe tashmë anëtar i LDK-së, Bajram Gecaj

Zv.ministri në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit lokal dhe tashmë anëtar i LDK-së,  Bajram Gecaj,  thotë se LDK-ja kësaj radhe ka interes boshtor nacional dhe interes mbi ta e për vendin është  që PDK-ja të shkojë në opozitë.

Gecaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ata do të bëjnë çmos, nuk do të lënë gurë pa lëvizur, do të koncentorhen me të gjithë forcën e fuqinë e tyre që në këtë periudhë interesin nacional ta dërgojnë ne vend të vet.

Gecaj ka treguar edhe për takimin me deputetin të PDK-së Elmi Reçica i cili i kishte thënë se besonte fuqishëm në LDK, si dhe ajo do të jetë bashkëpunuese në çështjet dhe proceset e interesit nacional.

Postimi i plotë:

PDK NË OPOZITË INTERES BOSHTOR NACIONAL

Mbrëmë, në një ekspozitë arti, takova Elmi Reçicën e PDK-së, i cili pa një e pa dy më tha se besonte fuqishëm që LDK, ashtu si gjithherë, do të jetë me siguri edhe kësaj radhe bashkëpunuese në çështjet dhe proceset e interesit nacional. Edhe unë pa asnjë fije mëdyshje ja konfirmova të njëjtën, duke e siguruar se LDK nuk ndryshon në bërthamën e saj dhe se edhe këtë herë do të veproi në përputhje me parimet e saj, pasi që është parti e cila në fakt edhe ishte themeluar për t’u sakrifikuar për interesin nacional. Megjithatë, këtë herë, interesi boshtor nacional dhe interes mbi interesat për LDK-në, por edhe për vendin, do të jetë ta dërgojmë PDK-në në opozitë. Prandaj do të bëjmë çmos, nuk do të lëmë gurë pa lëvizur, dhe do të fokusohemi e koncentrohemi me të gjithë forcën dhe fuqinë tonë që, si përherë, edhe në këtë periudhë interesin nacional ta dërgojmë në vend e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat