Gjermania i dhuron laborator të gjuhës gjermane FSK-së

Aktuale

Gjermania i dhuron laborator të gjuhës gjermane FSK-së

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 13:14
Zëvendës ministri në detyrë i FSK-së, Muhamet Latifi, gjatë një takimi me zëvendës ambasadorin gjerman Jan-Axel Voss

Zëvendës ministri në detyrë i FSK-së, Muhamet Latifi, gjatë një takimi me zëvendës ambasadorin gjerman Jan-Axel Voss, ka vlerësuar lart kontributin e shtetit gjerman për ndihmat e vazhdueshme që po jep për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Latifi përmes zv. ambasadorit Voss, falënderoi edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtarake të Gjermanisë, të cilët po japin një kontribut të madh në profesionalizimin e FSK-së, përmes shkollimit, trajnimeve, pjesëmarrjes në ushtrime dhe seminare të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes donacioneve.

Ndërsa, zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss, premtoi se do të angazhohet për vazhdimin dhe  thellimin e këtij bashkëpunimi të  mirë, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Pas takimit, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të laboratorit modern për mësimin e gjuhës gjermane për pjesëtarët e FSK-së. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat