Abdixhiku i LDK-së “shpërthen” ndaj AKR-së, tregon për çfarë po fajësohet LDK

Aktuale

Abdixhiku i LDK-së “shpërthen” ndaj AKR-së, tregon për çfarë po fajësohet LDK

Nga: B.S Më: 6 shtator 2017 Në ora: 20:20
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Agim Bahtirit të AKR-së, i cili gjatë ditës fajësoi LDK-në, që sipas tij ka ndikuar që AKR të shkojë në koalicion me PAN-in.

“Veç tek ne ndodhë që për një marrëveshje që mbanë firmat e Kadrisë, Ramushit, Fatmirit, Behgjetit e Vucicit, të mbahet përgjegjëse LDK. Politikë shabllone e fajësimit të LDK-së për gjithçka”, ka shkruar Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Veç tek ne ndodhë që për një marrëveshje që mbanë firmat e Kadrisë, Ramushit, Fatmirit, Behgjetit e Vucicit, të mbahet përgjegjëse LDK. Politikë shabllone e fajësimit të LDK-së për gjithçka.

Po për çfarë po fajësohet LDK?

- Gjatë gjithë kohës, para fushatës, gjatë fushatës e pas saj, na është thënë e stërthënë se në fund LDK do të përfundojë me PDK-në. Ju dhamë fjalën se s'bëhet kjo kurrë, e mbajtëm atë.

- Gjatë gjithë kohës na është thënë se në fund LDK do të votojë Kadri Veselin për Kryeparlamentar e Ramushin për Kryeministër. Ju tham sërish se s'bëhet kjo punë, po ndodhë kështu. Nuk kemi vota për PAN.

Ne sot para votuesve tanë qëndrojmë krejtësisht faqebardhë. Mund të kemi defekte, s'jemi të përsosur - por ne kemi bërë saktësisht çfarë u kemi premtuar votuesve tanë. Nuk bashkëpunojmë me PDK-në!

Ne do të donim të kishim fuqi më të madhe politike e të ndalonin këtë qeverisje të mbrapshtë të tyre, por, fatkeqësisht kaq kemi pasur besimin qytetar. Kaq vota kemi marrë. Të njëjtat po i japim kundër tyre. Ku qenka faji ynë?

Po na fajësoni për koalicion me AKR-në e pse u mundësuam atyre kalimin e pragut zgjedhor? Por a s'është kjo e njëjta parti që e lusnit për koalicion ditë e natë? A nuk i rrinit në shtëpi të njëjtës me ofertë për listë të përbashkët? A ka hipokrizi më të madhe se sa një akuzim i tillë?

Ne s'mund t'i parandalojmë pazaret e një partie tjetër. S'mund as t'u ofrojmë pazare blerëse. Puna e betejes kundër PDK e kapjes është çështje besimi; ose e ke ose s'e ke. Këta e shitën besimim e marrë. Sot na shesin moral.

E çka është kjo puna e nënshkrimeve? Njëmend po i besoni arsyetimeve patetike të AKR-së? Njëmend po i besoni se pas gjithë kësaj, sërish s'do të shkonin me ta? Nënshkrimet janë pretekste të AKR-së për të arsyetuar daljen andej.

Edhe sikur ti bënim këto nënshkrime, për të cilat kam punuar vet shumë, PAN nuk e propozonte kandidatin për Kryeparlamentar. Ishin të pavlera në një situatë absurde kushtetuese. Ne ishim bllokuar jo pse s'do të gjenim gjuhë bashkë, por sepse kapësit mbanin peng nisjen e punës së Kuvendit. Kot mblidheshim edhe kur i kishim 61 deputetë në sallë.

Ne e humbëm këtë betejë sepse pazaret e ulëta e kontrabanda triumfuan mbi etikën e të moralshmen. Por ky triumf i tyre është i shkurtë. E beteja për shkurtimin e rrugës së tyre nisë qysh sot!

Ju pëlqeu s'u pëlqeu disave, LDK do të jetë në ballë të kësaj beteje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat