Sherifi: Ja pse është i hidhëruar Zafiri

Aktuale

Sherifi: Ja pse është i hidhëruar Zafiri

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 17:25
Bilall Sherifi

(E plotësuar) -  Deputeti i Nismës Bilall Sherifi ka thënë se deputeti Zafir Berisha e ka hidhërimin jo me Qeverinë Haradinaj por me kandidatin për ministër Kujtim Gashi.

Ai tha se deri sa të kthehen deputetët tjerë edhe Zafiri do të vijë dhe është  e drejtë e tij të votojë si të do.

 Sherifi ka sqaruar situatën të cilën u krijua në seancë e që sipas tij PAN ka kërkuar që të vazhdohet me debat pasi që mungojnë disa deputetë.

***

Pas kërkesës së shefave të grupeve paralmentare, VV- LDK, për mocion në votim të qeverisë Haradinaj ka reaguar deputeti sherifi nga nisma duke thënë se pranojnë mocionin por presin disa minuta.

Sherifi, ka thënë se ata pranojnë mocionin, por ai nuk është i caktuar me minuta.

Sherifi tha se pasi që dëshirojnë të luajnë, atëherë luajnë dhe e pranojnë mocionin mirëpo pas ardhjes së deputetëve tjerë.

Ai ka kërkuar pauzë. Kryeparlamentari, Veseli pranoi kërkesën e Sherifit për pauzë, duke iu lutur deputetëve të mos dalin jashtë kuvendit, pasi që vetëm 15 do të ketë pauzë dhe pastaj do ta marrin fjalën nënkryetarët e partive

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat