Haradinaj priti ambasadoren e BE-së, Nataliya Apostolova

Aktuale

Haradinaj priti ambasadoren e BE-së, Nataliya Apostolova

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 15:07
Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Ambasadorja Apostolova e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Haradinaj dhe ambasadorja Apostolova biseduan për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit.

Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat