The Washington Times: Dashuria dhe mirënjohja e thellë e Kosovës për Amerikën

Aktuale

The Washington Times: Dashuria dhe mirënjohja e thellë e Kosovës për Amerikën

Nga: G.B Më: 15 shtator 2017 Në ora: 10:08
Muhamed Kuka ka jetuar në Filadelfia për më shumë se dy dekada përpara se të kthehej në vendin e tij të lindjes për t

Valerie Plesch ka bërë një shkrim special për Washington Times, në të cilin flet për dashurinë dhe mirënjohjen e shqiptarëve nga Amerikës.

Ajo tregon në veçanti dashurinë e Hasim Halitit, përcjell Bota sot.

Hasim Haliti çdo mëngjes e fillon me një përshëndetje për Bill Clinton.

Një poster tetëvjeçar me xham, që uron ish presidentin në ditëlindjen e 63-të,  "nga njerëzit e Kosovës" në shqip dhe anglisht varet mbi shtratin e tij.

Data ka ndryshuar, por z. Haliti nuk e ka ndërmend ta heq atë ose të nxjerrë fotot e tjera të politikanëve dhe gjeneralëve ushtarakë amerikanë nga fundi i viteve 1990 që varen në kafenenë e vogël afër xhamisë së fshatit këtu në Kosovën verilindore.

Pak amerikanë kalojnë nëpër Kerpimeh, një fshat i largët rreth 800 metra afër kufirit me Serbinë. Por një dashuri e thellë për Shtetet e Bashkuara, një mirënjohje për administratën e Bushit, Obamës dhe tani Trump, vazhdon të mbetet thellë këtu në vend mirënjohje për rolin kritik të SHBA-së në çlirimin e Kosovës nga Serbia 18 vjet më parë.

Sondazhet globale thonë se ky vend i vogël ballkanik ka miratimin më të lartë të udhëheqjes së SHBA-së në botë. Kjo dashuri e pakushtëzuar duket të jetë duke qëndruar edhe sikur imazhi i Amerikës jashtë vendit të merr një goditje nga  aleatët tjerë të pakëndshëm me agjendën "Amerika first" të zotit Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat