Sefaj priti në takim përfaqësuesit e UNOPS-it

Aktuale

Sefaj priti në takim përfaqësuesit e UNOPS-it

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:54
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve(UNOPS), të kryesuar nga udhëheqësi i zyrës Brendan Keirnan.

Në këtë takim u diskutua ecuria e zhvillimit të punimeve të tre pikave të përbashkëta kufitare me Serbinë në Merdare, Mutivodë dhe Bernjak, në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Sefaj u njoftua për planet, progresin dhe sfidat në realizimin e këtij projekti që  ka një rëndësi të madhe sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ministri Sefaj falënderoi për punët që janë realizuar dhe siguroi se të gjitha sfidat e identifikuara do të trajtohen me prioritet në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejtë në tre pikë kalimet kufitare, në mënyrë që qytetarëve tu ju lehtësohet lëvizja e lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat