19 vjetori i masakrës së Abrisë

Aktuale

19 vjetori i masakrës së Abrisë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 07:04
Abri

Sot bëhen 19 vjet që kur forcat pushtuese kryen masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit.

Më 26 shtator 1998 forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajshe e deri në 94 vjeçare.

Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe, ku edhe kanë kryer masakrën ndaj familjes Deliu, që të gjithë civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat