Abazi: Fyerjet ndaj deputetëve ishin personale, Zeka nuk është mësuar me privilegjin e pushtetit

Aktuale

Abazi: Fyerjet ndaj deputetëve ishin personale, Zeka nuk është mësuar me privilegjin e pushtetit

Nga: Bota sot Më: 30 shtator 2017 Në ora: 13:50
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka komentuar rrahjen e mbrëmshme në mes të deputetëve Milaim Zeka e Frashër Krasniqi.
përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ka qenë Milaim Zrka ai që ka provokuar, derisa thotë se rrahja mes tyre ka ndodhur në baza personale, përcjell Bota sot.

Abazi thotë se Zeka nuk po mund të përballojë ende pushtetin në të cilin është tani, një privilegj që ish shokët e tij e kanë prej kohësh, derisa shton se edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë dshur pushtetin çdoherë dukë thënë se kanë luftuar për vendin.

Postimi i tij i plotë:

Karamurat e Boshko Buha

E verteta eshte qe rrahja eshte edhe pjese e jetes e sidomos kur njerezit traumatizohen ose jane te traumatizuar dhe mungesa e veprimit te ligjit i lejon individe te kalibrit poshterues te jene pjese e diskursit kaq te gjate. Me then troq Milaimi ka provoku, jo njhere, e prej idhnimi te madh qe po duket qe e ka nga miqet e bashkepunetoret e dikurshem tani po shperthen ne te gjitha anet.Por dhuna para kamerave nuk eshte lejuar, pike. Nese duan zoterite le te qerojne hespae pas emsioneve te cialt megjithate kane marre leje me qene preznet ne hapsiren publike. Fyerjet ne Klan kane qene personale dhe veshtire te perballueshme per kedo por sidomos ne nje vend ku ka humb sensi i humorit dhe gati eshte e pamundur me kthy biseden ne nivelin ku ai qe fyen ne baza personale do te duhej te duket nje palaqo. Ja pse nuk ndodhe nje gje e tille: E para se kemi te bejme me nje shoqeri qe eshte kah e heq te zinjet e ullirit qe 30 vite, me dallimin qe me 1999 ju ka nderru pushtuesi por liria ne kuptimin e plote nuk eshte prezente. E dyta: Mediat jane bere ushqyesi i dhunes me serialet e karamuratit me revole ne dore , me dhune fizike gjithandej, vrasje dhe perjetime emocionale qe gjithemone perfundojne ne skena depresioni. E treta: Ana kulturore ka degarduar deri ne masen qe nje kenge tallava shikohet, blehet ndegjohet me miliona here ndersa nje shfaqje teatri shikohet dy tre here dhe perfundon ne nje audience te perhershme te nje grupi te vogel ne vend. Mediat nacionale jane pompat e e ndarjes, inateve personale, perjashtues dhe perkrahes te diferencimeve ideo-politike, fryers te zjarreve dhe promovues te modeleve kot. Keta njerez qe po ashtu jane te frustruar deri ne fund dhe nuk kane aftesi per te tjekaluar vehten jane bere kapadai. ketu ka nje shprese, rrjetet sociale dhe mediat e decentralizuara lokale jane duke ju bere jovetem rezistence por shtytes te trasnformimit ose do te zhduken pergjithemone. Tani per tani keto media ende po vazhdojne te manipulojne me ata qe nuk kane cfare te bejne por te rrijne pra ekraneve per te pare Karamuratin me revole ne dore.

Edhe nje fjale per Zeken: Ai nuk e ka perjetu si duket privilegjin e pushteti sikur ishshoket e tij kur kane marre nga "tortja" e vendit sa kan dashur e sa kane pase mundesi, dhe tani qe ka ardhe afer pushtetit nuk po e di se si me u sjelle por megjithat ai eshte njeriu qe ka marre votat e qytetarit dhe si deputet e ka nje te drejte te thote cfare te doje ku te doje perderisa nuk prek fizikisht. Kudo ne bote gjykohet akti . veprimi dhe jo thenja e fjales cfaredo te jete ajo.

Per tango duhen dy: Nje njeri me seder e dinjitet e ka te veshtire shume ta duroj fyerjen por nje student i 10 ashtu siq po pershkruhet Frasheri duhet edhe te mesoj te mbaj nen kontrolle hidherimin. Nese Molicaj me hidherim kishte nxjerre nje qytetar nga makina dhe tani Frasheri e godet bashkebiseduesin ne TV derisa jane ne transmetim, kjo nuk eshte logjike e mire. Ajo qe eshte me problematike ne kete rast ka te beje me mundesine qe kjo te behet standard i ri ne media dhe ne bashkebisedim. Ana tjeter e medaljes eshte thurrja e lavdeve te tipit qe nga mosha 15 vjecare ka qene patriot, ka bartur arme per UCK apo ka bartur peshen e atedheut- ky eshte nje diskurs i rrezikshem i aresyetimit te kujdo per veprimin sot e sidomos kur kjo gje behet per vehten sepse po ndodhe nje personalizim i politikes edhe njehere. Njejte sikur THaci, Kadria& Co thonin qe keta duhet te udheheqin me shtetin sepse kane sakrifikuar shume gjate luftes. Koha e Boshko Buhes ka kaluar moti. Ketij vendi me se paku i duhet poltika personale, kultet dhe modelet e poltikanit qe grushton e nuk kontrollon vehten.

Per te qene krejt fer, per kete gje eshte dashur te mendohet gjithashtu kur eshte perdorur dhune ne largimin e deputeteve prej parlamentit. Ne vend se te silleshin policet civil me maska do te duhej nderptitet seanca e te mos paraqiten skena shkarravitjesh qe sot per publikun kane shenuar nje standard te ri, qe deputeti eshte nje material shkarravites dhe i shkarravitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat