Mustafa numëron shkollat që ndërtoi në Prishtinë, pyet sa të tilla i ndërtoi Vetëvendosje

Aktuale

Mustafa numëron shkollat që ndërtoi në Prishtinë, pyet sa të tilla i ndërtoi Vetëvendosje

Nga: Bota sot Më: 30 shtator 2017 Në ora: 14:00
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka përmendur shkollat që ka ndërtuar gjatë kohës kur ai ka qeverisur në Prishtinë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka pyetur se sa shkolla ka ndërtuar qeverisja e Vetëvendosjes për katër vite.

Postimi i plotë:

Në Prishtinë, qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për katër vite,
- ndërtoi 26 objekte shkollore, ndër to: Shkollën e Gjelbër, Shkollën Model, Shkollën Ekonomike, Shkollën Teknike, Gjimnazin Xhevdet Doda, Shkollën e TI-së, Shkollën në Vreshtat, Shkollën Emin Duraku, Shkollën në Lagjen e Spitalit, Shkollën në Barilevë, në Ajvali, në Llukarë, në Keqekollë, në Bardhosh dhe shkolla të reja në të gjitha fshatrat ku kishte godina të vjetra shkollore;
- ndërtoi 13 anekse shkollore, qoftë vet, qoftë me përkrahje të USAID-it dhe organizatave tjera;
- ndërtoi 10 salla të edukatës fizike dhe 16 terrene sportive në oborre të shkollave.
Shtrohet pyetja: Sa shkolla ndërtoi qeverisja e Vetëvendosjes për katër vite?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat