Milaim Zeka merr një lajm të papritur, ja kush ia përmendi ‘punën’ serbe që bëntë në Suedi

Aktuale

Milaim Zeka merr një lajm të papritur, ja kush ia përmendi ‘punën’ serbe që bëntë në Suedi

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 16:15
Milaim Zeka

Përplajsa e deputetit të NISMA-s, Milaim Zeka me atë nga Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka pasur reagime nga më të shumta nga të gjitha figurat politike në Kosovë dhe jashtë saj.

Ndërkohë që komentet në rrjetet sociale kanë qenë nga më të ndryshmet edhe nga qytetarët e Kosovës.

Së fundi edhe Dr.Shaqir Shaqiri i cili jeton në Suedi, ka shkruar një koment në lidhje me këtë ngjarje. Ai në mes tjerash i ka bërë të ditur Milaim Zekës për punën që ai bëntë në Suedi.

Image
Shaqir Shaqiri

Ja komenti i tij:

“Perla” e fundit e deputetit të Kuvendit të Kosovës”!

Athua u desh të pritet kaq gjatë që dikush të ngritet në këmbë e t`ia thyej hundët deputetit, të cilin jemi mësuar ta shohim e dëgjojmë duke përdorur gjuhë të pistë, sharje, ofendime dhe sjellje nga të cilat do të turpërohej edhe rrugaci më i fëlliqur?! (Emrin nuk po ia them për dy arësye. E para: Të gjithë e dini se për kë bëhet fjalë, dhe, e dyta: Nuk e fëlliq shkrimin me emrin e tij!). Pastaj, akuzat ndaj kolegëve të partive të tjera se janë argat të Sërbisë, duke “harruar” atë që e dijnë të gjithë shqiptarët me banim në Skandinavi se ishte vet ky farë deputetit që (në vitet e 90-ta) bashkë me bashkëshorten shitshin biletat e JAT-it serb! 
TË LUMTË NE PËR DEPUTETËT DHE QEVERINË QË KEMI!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat