Milaim Zeka paralajmëron dorëheqje nga posti i deputetit, kjo është arsyeja

Aktuale

Milaim Zeka paralajmëron dorëheqje nga posti i deputetit, kjo është arsyeja

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 12:27
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka komentuar artikullin e publikuar në media për të.Në këtë shkrim thuhet se Zeka i ka mashtruar shqiptarët për viza pune në Gjermani, ku ka bashkëpunuar me një biznesmen të quajtur Ilir Krasniqi.

Zeka ka thënë se nëse indirekt del që ai është përfshirë në këso aferash, ai do japë dorëheqje nga posti i deputetit.

Deputeti i Nismës, për biznesmenin të cilit i përmendet emri, ka thënë se ka pasur me qera një pjesë të zyrës së Zekës dhe asgjë më shumë.

“Unë dy gjëra dëshiroj t`i them. Nën hetime mund të jetë çdo njeri në këtë botë, ke bë a s`ke bë diçka. Gjërat janë të publikuara prej portalit Insajder, që unë e përsëris prapë që është një portal i financuar nga strukturat e Beogradit dhe strukturat e Shërbimit Sekret Serb. Nuk mund ta japësh një lajm të atillë pa u konsultuar dhe pa e sqaruar mirë që personi ka qenë në një zyrë me qera tek unë. Kjo është e tëra. Në qoftë se indirekt del që unë jam i përzier në afera të tilla, unë jap dorëheqje prej postit të deputetit”, ka thënë ai.

Ndryshe, në artikullin e publikuar për Zekën shkruan se deputeti bashkë me biznesmenin kanë përfituar shuma nga 50 deri mbi 3 mijë euro për person, duke i mashtruar shqiptarët për viza të punës në shtetin gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat