Haradinaj pranon urime nga kryeministri francez, Edouard Philippe

Aktuale

Haradinaj pranon urime nga kryeministri francez, Edouard Philippe

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:29
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar urime për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri i Republikës së Francës, Edouard Philippe.

Në urimin e tij thuhet:

Zoti Kryeministër,

Ju dërgoj përgëzimet e mia për emërimin tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Pas formimit të qeverisë së re që ju drejtoni, shpreh urimin që Kosova të realizojë reformat ekonomike, shoqërore dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të cilat janë çelësi i afrimit të saj evropian. Franca është e gatshme të vazhdojë ta shoqërojë Kosovën në këtë rrugë dhe të zhvillojë marrëdhënie bilaterale.

Për më tepër, Franca i kushton një rëndësi të madhe përforcimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu siç e ka theksuar edhe Presidenti i Republikës gjatë samitit të Triestes që u mbajt më 12 korrik të këtij viti.

Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, sigurinë e konsideratës sime më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat