Qeveria ndan 40.000 euro për një shkollë në Bujanoc

Aktuale

Qeveria ndan 40.000 euro për një shkollë në Bujanoc

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 14:07
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 40.000 euro për mbështetje financiare gjatë rinovimit të një shkolle fillore në fshatin Smolicë në Bujanoc.

Mbështetja financiare ka ardhur me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili pas një vizite që kishte atje, deklaroi se ndarja e kësaj ndihme nga organet e Kosovës është e domosdoshme për përmriësimin e kushteve për nxënësit shqiptarë atje.

Paratë janë siguruar nga vet Ministria e Drejtësisë.

“Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të”, ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat