Në nëntor mbahet Forumi dyditor ekonomik i diasporës shqiptare në Prishtinë

Aktuale

Në nëntor mbahet Forumi dyditor ekonomik i diasporës shqiptare në Prishtinë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 12:48
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj dhe Lorika Tahiri, me të cilët ka biseduar për organizimin e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare, që do të organizohet më 25 dhe 26 nëntor në Prishtinë, e që ka për qëllim lidhjen e diasporës me bizneset në Kosovë.

Haradinaj ka vlerësuar iniciativën për një forum të tillë, duke qenë se vetë Qeveria është e përkushtuar në krijimin e lehtësirave dhe përkrahjen më të madhe për të mundësuar sa më shumë investime nga diaspora në Kosovë.

Organizatorët thanë se forumi dyditor do të shërbejë si mundësi rrjetëzimi për pjesëmarrësit, duke identifikuar mundësitë për investim dhe eksportim të produkteve dhe shërbimeve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat