Drenori uron Lladrovcin për fitoren, por ka një amanet për të

Aktuale

Drenori uron Lladrovcin për fitoren, por ka një amanet për të

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 22:55
Xhavit Drenori

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Vizioni për Drenasin, Xhavit Drenori, e ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren e shënuar në raundin e parë në zgjedhjet lokale që u mbajtën sot.

Ai përmes një mesazhi telefonik e ka uruar kundërkandidatin e tij Ramiz Lladrovcin e PDK-së, duke i thënë se për punë të mira do ta ketë mbështetjen e tij, derisa për të këqija, “armikun” me të madh.

Drenori e ka publikuar mesazhin dërguar Lladrovcit në rrjetin social Facebook.

“Urime për rezultatin Ramiz. Por, amanet kujdes se çka mund të thonë njerëzit pas 18 viteve rreth qeverisjes tuaj 2017-2021. Je kryetar edhe i imi, por nga pozicioni i opozitarit. Për punë të mira do ta kesh përkrahjen. Për të kundërtën “armikun” me të madh”, ka shkruar Drenori në mesazhin telefonik, dërguar Ramiz Lladrovcit.

Sipas rezultateve preliminare, Ramiz Lladrovci nga PDK ka fituar pa balotazh në garën për të parin e Drenasit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat