Pacolli në takim me drejtuesit e KOK-ut, u premtoi ndërtesën e re

Aktuale

Pacolli në takim me drejtuesit e KOK-ut, u premtoi ndërtesën e re

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 15:23
Zv. kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ne takim me drejtuesit e KOK-ut

Zv. kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar sot me sekretarin gjeneral të Komitetit Olimpik të Evripës, Raffaelle Pagnozzi dhe me udhëheqësinë e KOK në shtëpinë e tij.

Pacolli vizitën e Pagnozzit e ka konsideruar shumë të rëndësishme, duke thënë se dëshiron që edhe ai ta shoh se duan sportin dhe merren seriozisht me të.

Ai gjithashtu i ka premtuar udhëheqësit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) se do të punojë dhe do t’i sigurojë një ndërtesë të re.

Postim i plotë:

“Një shtet pa sport është si një trup pa gjymtyrë, prandaj ne duhet ta mbështesim sportin dhe aktivitetet sportive në të gjitha mënyrat. Njerëzit që përfaqësojnë sportin janë ambasadorët më të mirë tonë. Prandaj, vizita e Pagnozzi është shumë e rëndësishme dhe do të doja ta shoh edhe ai se ne e duam sportin dhe merremi seriozisht me të”, Kështu i thashë Raffaelle Pagnozzit, sekretarit gjeneral të Komitetit Olimpik të Europës, që e prita në shtëpinë time së bashku me udhëheqësinë e KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës). – I premtova drejtuesve të KOK-ut se do të punoj t’ua siguroj një ndërtesë të re.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat