Nis rinumërimi i kutive të votimit

Aktuale

Nis rinumërimi i kutive të votimit

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 17:51
Kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar rinumërimi i kutive të votimit për të cilat vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për rreth 700 kuti votimi nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas zyrtarëve të KQZ-së, është planifikuar që brenda një ndërrimi të rinumërohen 60 kuti votimi.

Në total brenda një dite parashihet të numërohen 120 kuti votimi. Nëse arrihet të ndiqet kjo dinamikë i bie që brenda një jave të përmbyllet ky rinumërim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat